PD: Ja videoja që tregon se si e udhëroi Rama goditjen e Strazimirit

Duke i kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme që të hetojë kryeministrin Rama si nxitës dhe urdhërues të dhunës ndaj Gent Strazimirit në parlament, Partia Demokratike publikoi edhe një video që sipas saj tregon skenarin e përgatitur nga Rama.

Në video, pak çaste pasi Strazimiri kishte folur për deputetë të inkriminuar, shihet se kryeministri Rama i bën shenjë dikujt nga grupi parlamentar i PS. Menjëherë më pas, deputetja Olta Xhaçka filmohet duke lexuar një mesazh në celular, që sipas PD, ishte mesazhi i dërguar nga kryeministri.

Është po Xhaçka që ngrihet dhe pyet deputetin Strazimiri nëse ai mund t’i thoshte emrat e deputetëve të inkriminuar. Strazimiri replikon duke i thënë Xhaçës së këtë kërkesë ajo e kisht e marrë me sms nga kryeministri. Kreu i qeverisë nuk reagon as për ta mohuar apo pohuar diçka të tillë. Arben Ndoka gjendet në krah të Xhaçkës dhe del nga salla menjëherë pas deputetit Strazimiri. E gjen në korridor duke folur në telefon dhe e godet dy herë.

Më poshtë videoja e skenarit:

Lajme të ngjashme

Back to top button