VMRO-PP: Veprimi i MPJ-së sjell pasoja të paparashikueshme në marrëdhëniet me SHBA-në

VMRO-Partia Popullore ashpër ka protestuar kundër reagimit të nxituar dhe të pa menduar mirë të Ministrisë për Punë të Jashtme.

“Ky veprim i shpejtuar i ministrisë, që nuk është vërejtur të ndodh ndonjëherë në diplomaci, i ka nxitur mediat pro-qeveritare që në mënyrë të ashpër dhe të padrejtë ti vërsulen politikës së jashtme të SHBA-ve, me çka ka shkaktuar pasoja të paparashikueshme në zhvillimin e marrëdhënieve të mëtutjeshme me partnerin tonë më të madh strategjikë”, thonë nga VMRO-PP.

Situata e palakmueshme në të cilën ndodhet Maqedonia në planin ndërkombëtarë, kërkon të mendojmë seriozisht se si të sillemi gjatë kritikave që vijnë nga një shtet mik siç është SHBA-ja. Në të kundërtën, nëse vazhdojmë edhe më tutje me sjelljen e vetëpëlqimit, do të gjendemi shumë larg eurointegrimeve dhe do të mbytemi në izolim, thuhet në komunikatën e VMRO-PP.

Lajme të ngjashme

Back to top button