Ivanov-Obama: SHBA vazhdon mbështetjen ndaj Maqedonisë

Presidenti Gjorge Ivanov mbrëmë mori pjesë në pritjen të cilën presidenti amerikan Barak Obama e organizoi në Nju-Jork për shefat e delegacioneve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Madje, Ivanovi deklaroi se në bisedën me Obamën, ai e ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për realizim të prioriteteve shtetërore të Maqedonisë, para së gjithash anëtarësimin në NATO.

“Pritjen të cilën tradicionalisht e mban presidenti amerikan për shefat e delegacioneve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara çdoherë është mundësi për takim me shumë miq të cilët i kemi në vendet-anëtare të KB-së, si dhe mundësi për takime të shkurtëra me presidentin Obama.

Kështuqë e shfrytëzova edhe këtë rast të pritjes për një bisedë të shkurtër me Obamën, duke kërkuar nga ai mbështetje dhe ndihmë, para së gjithash për anëtarësimin e Republikës së Maqedoisë në NATO. Përgjigjeja e tij ishte se Amerika edhe në të ardhmen vazhdon me mbështetjen dhe ndihmën që e jep për Maqedoninë dhe se mund të konsiderojmë në ndihmën e tyre dhe përatë që për ne është më urgjente – anëtarësimi në NATO”, deklaroi presidenti Ivanov pas Samitit.

Ky është takimi i parë i Ivanovit me Obmën pas samitit të NATO-s, në të cilat Greqia sërish e pengoi zgjerimin e Akeancës dhe pranimin e Maqedonisë, e cila së bashku me Malin e Zi pritet të jenë anëtaret e ardhshme të NATO-s. Presidenti Ivanov deklaroi se në bisedat të cilat dje i ka pasur në Nju-Jork, takimet bilaterale, si dhe bisedimet joformale të hyrjes së organizuar nga presidenti Obama, dominojnë çështjet nga siguria.

Presidenti Ivanov paralajmëroi se është takuar edhe me liderët e një numri të madh të shteteve, midis të cilëve edhe disa nga mbështetësit më të rëndësishëm të integrimeve euroatlantike të Maqedonisë. “Pritja ishte mundësi që të takohemi edhe shumë miq dhe mbështetës të Maqedonisë, presidentë të shumë vendeve, me presidentin e Polonisë, presidenti i Turqisë, të gjithë presidentët nga rajoni ynë, përfaqësues të organiztave ndërkombëtare, OSBE, UNESKO, dhe kjo është mundësi që të këmbehen mendimet”, deklaroi Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button