Ahmeti ngushëllon familjen Bushati për ndarjen nga jeta të nënë Dritës

“Me keqardhje të thellë pranova lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Nënë Dritës, lajm ky që më pikëlloi mua dhe bashkëveprimtarët e mijë pranë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare”, thuhet në ngushëllimin e Ali Ahmetit.

Ahmeti përkujton se kontributi i Nënë Dritës do të shënohet në faqe të ndritur të historisë së luftës tonë të shenjtë dhe kujtimi për të nuk do të shlyhet asnjëherë.

“Më lejoni ju lutem të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bushati për këtë humbje jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë ne.Nëna Drita Bushati me përkujdesjen e saj prindërore për të gjithë ushtarët e UÇK-së na lehtësoi veprimtarinë tonë të vështirë, por edhe mungesën e përkëdheljes prindërore në momente të ndërlikuara gjatë luftës. Kujtimet për Nënë Dritën ia shpreha me shumë mall të birit, Ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni, Z. Petrit Bushati, të cilin e ngushëlloj dhe qëndroj pranë tij dhe familjes në këto momente pikëllimi duke bashkëndjerë me dhimbjen e tyre”, shkruan Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button