BERZH-i, nis fushatën për biznes më të mirë

Banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim (BERZH) do të fillojë fushatë informative për vlerën e këshillimeve të biznesit dhe transferim të diturive praktike për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM).

Fushata do të zhvillohet prej nesër deri më datën 30 të këtij muaji, me ngjarje në Tetovë, Manastir dhe Shkup. Fushata informative përqendrohet në vlerën e diturive për rritje të biznesit dhe arritjen e suksesit komercial, si dhe në hapat se si të arrihet deri te dituria praktike e bazës së subvencionuar me ndihmën e BERZH-it, kumtoi zyra e BERZH-it në Shkup.

Maqedonia është pjesë e 25 vendeve në të cilat BERZH do ta realizojë fushatën. Janë përfshirë shtetet e Evropës Lindore dhe Juglindore, Afrika Veriore, Rusia dhe Azia Qendrore

Lajme të ngjashme

Back to top button