Në Mexhitli janë konfiskuar 175 mijë euro nga një shtetas grek

Nëpunësit doganor nga vendkalimi kufitar Mexhitli parandaluan që një shtetas grek, në mënyrë ilegale të fusë në Republikën e Maqedonisë 175 mijë euro. Në hyrje të Republikës së Maqedonisë dje në “Mexhitli” arriti një person, shtetas grek. Në pyetjen e nëpunësit doganor nëse ka diçka të paraqesë, udhëtari me iniciale C.I. (66) deklaroi se përveç bagazhit personal, veshmbathjes dhe rreth 1.00 eurove para të gatshme, nuk ka asgjë tjetër për të deklaruar.

Siç kumtoi sot Drejtoria e doganave, për shkak të dyshimit në deklaratë, është kryer kontrollim i hollësishëm i udhëtarit, me ç’rast krahas 1.040 eurove të paraqitura, të gjetura në xhepin e pantallonave, në çantën e tij janë gjetur edh të paparaqitura 6.800 euro dhe 179.533 euro në çeqe.
Në pajtim me Ligjin për punë devizore, jorezidentët munden lirisht të fusin mjete devizore në kundërvlerë të 10 mijë eurove, kështu që sipas kësaj, 1.040 euro të gatshme dhe 9.000 euro në çeqe i janë kthyer, përderisa 6.800 euro tjera, para të gatshme dhe 170.533 euro në çeqe janë marrë.

Lajme të ngjashme

Back to top button