Sonte dueli Xhaka – Behrami

Një tjetër përballje e shqiptarëve në Bundesligën gjermane. Pas asaj Hamburg (Behrami) – Bayern Munchen (Shaqiri) në xhiron e fundit, sot përsëri në orar është një tjetër përballje, që vë përballë shqiptarët.

Sonte duke filluar nga ora 20:00, Borussia Monchengladbach e Granit Xhakës, në stadiumin e saj, e pret Hamburgun e Valon Behramit.

Xhaka qëndron më mirë në këtë fillim sezon, ku në katër ndeshje, kanë arritur një fitore dhe tre barazime, duke u renditur në pozitën e shtatë me 6 pikë, në anën tjetër shumë më keq qëndron skuadra e re e Behramit, që nuk dinë për fitore në katër ndeshje, duke arritur vetëm dy barazime dhe dy humbje.

Lajme të ngjashme

Back to top button