Akuzohen 10 persona të tjerë, pjesëmarrës në protestat për rastin “Monstra”

Prokuroria publike , Shkup, ka ngritur akuzë penale ndaj dhjetë të dyshuarve me inicialet E.V, V.B, F.N, I.M, R.M, F.N, S.I, N.Xh, B.R dhe R.I., për pjesëmarrje në protestat e dhunshme para gjykatës, transmeton Kurir.

Ata ngarkohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale”, gjatë protestave që u organizuan përpara objektit të Gjykatës Themelore Shkup I.

6 protestues, janë dënuar nga gjykata muaj me parë dy të tjerë u lanë të lirë, një u lirua nga akuza dhe një tjetër u shpall i pafajshëm nga gjykata, në mungesë të provave.

Lajme të ngjashme

Back to top button