Kumanovë, tifozët në aksion për të bojkotuar lokalet maqedonase

Tifozët e K.F Bashkimi në Kumanovë, “Ilirët” kanë filluar një aksion simbolik për bojkotimin e lokaleve maqedonase. Arsyeja, si që shkruan Albtime, është iritimi i tyre pas dy incidenteve me prapavijë etnike, ku u rrah një i ri shqiptar dhe u thye një ëmbëltore pronë e një shqiptarit.

Aksioni zhvillohet në faqen e tyre zyrtare në Facebook ndërsa ata mllefin e tyre, si që thonë, duan ta shprehin duke mos u dhënë para pronarëve maqedonas të lokaleve në Kumanovë. 

“Kërkojmë ti vetëdijësojmë shqiptarët se nuk është mirë të vizitohen lokalet dhe të harxhohen para te ata që po na rrahin dhe po na diskriminojnë”, ka thënë një përfaqësues i Ilirëve për Albtime.

Në Kumanovë deri më tani nuk ka pasur incidente me prapvijë ndëretnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button