fbpx

Recension: Sllovenët e shkatërruan Jugosllavinë, nuk lejuam që ta shkatërrojnë edhe SEHA-n

Ky recension bëhet me propozim të një lexuesi tonë, i cili ka vërejtur mirë se në tekst ka kualifikime ofendime të palejueshme që kanë të bëjnë me një popull të tërë „Sllovenët e shkatërruan Jugosllavinë, nuk lejuam që ta shkatërrojnë edhe SEHA-n” . Artikulli ka të bëjë me sportin e hendbollit dhe absolutisht nuk mund të gjendet asnjë kontekst nëpërmjet të të cilit refuzimi i ekipeve sllovene të hendbollit të marrin pjesë në garat e ligës SEHA, do të ndërlidhej me shkatërrimin e Jugosllavisë.

FireShot Screen Capture #025 - 'Словенците ја распаднаа Југославија, не дозволивме да ја уништат и СЕХА - Екипа - Екипа' - ekipa_mk_sloventsitLinku deri te artikulli origjinal: Sllovenët e shkatërruan Jugosllavinë, nuk lejuam që ta shkatërrojnë edhe SEHA-n

Data dhe koha e publikimit: 11.09.2014, 19:24

Data e recensionit: 15.09.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

NUK KA AMNESTI NGA PËRGJEGJËSIA

Fakti që media në mënyrë eksplicite e ka transmetuar deklaratën e funksionarit të parë të SEHA-s, në të cilën ai akuzon sllovenët për shkatërrimin e Jugosllavisë, vetëm për shkak se refuzojnë të marrin pjesë në garat e ligës SEHA, nuk e amneston nga përgjegjësia për kualifikime sulmuese, ofendim, nënçmim, e bile edhe urrejtje ndaj një populli të tërë, në këtë rast ndaj sllovenëve.

“Sllovenët nuk u pajtuan me disa gjëra, e unë në një rast madje u thash se ata e shkatërruan Jugosllavinë, por ne nuk e kemi ndërmend të lejojmë që ta shkatërrojnë edhe SEHA-n”

Kjo është deklarata eksplicite e njeriut të parë të SEHA-s dhe gazetari që e ka transmetuar atë me të vërtetë për këtë nuk mban asnjë përgjegjësi juridike, mirëpo ka përgjegjësi etike për shkak se me transmetimin e deklaratës së tillë, të një funksionari të lartë, shkakton stereotipizim negativ të një populli të tërë, që është shfrytëzuar edhe në titull. Krahasimi i problemeve që i ka SEHA sa i përket numrit të klubeve në ligë me shkatërrimin e Jugosllavisë absolutisht nuk mund të ndërlidhen, e aq më pak ka lidhje me ndonjë faj të popullit slloven për shkatërrimin e ish-shtetit të përbashkët.

 

GAZETARI KA TË DREJTË (DHE OBLGIM) TA SANKSIONOJË FOLËSIN

Gazetari në këtë rast ka pasur obligim dhe të drejtë ta “sanskionojë” folësin dhe “t’ia marrë të drejtën për të folur”, ashtu që këtë pjesë të deklaratës së tij dhe krahasimet e shkatërrimit të Jugosllavisë me problemet e ligës, për të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka akuzuar sllovenët, është dashur, në kuadër të vetërregullimit, të mos i publikojë. Ose, atë pjesë të deklaratës së tij, ku ka elemente të diskualfikimit dhe të stereotipizimit negativ dhe që mund të shkaktojë paragjykime, t’i vendosë në ndonjë kontekst dhe me këtë rast të theksojë se në deklaratën e tij ka përdorim të palejueshëm të gjuhës, e cila në mënyrë indirekte mund të shkaktojë edhe urrejtje.

Gazetarët shpeshherë konsiderojnë se nëse në mënyrë të drejtpërdrejtë i citojnë dhe i vendosin në thonjëza deklaratat e ndonjë funksionare ku ka elemente të palejueshme si në këtë rast, se ata janë të amnestuar nga përgjegjësia për fjalët e tij. Gabojnë për shkak se nëse nuk e problematizojnë atë pjesë të deklaratës, nëse nuk e vendosin në kornizë të matur dhe në kontekstin adekuat i cili nuk do ta shqetësojë lexuesin/shikuesin, me një fjalë qytetarin, ata bëhen vetëm distributorë të thjeshtë, dhe zëdhënës të subjektit deklaratën e të cilin e kanë transmetuar, me çka e humbin rolin shoqëror i cili u është besuar. Këtu mund ta lexoni se si duhet të transmetohen deklaratat e politikanëve kur ka elemente të stereotipizimit, diskriminimit ose gjuhës së urrejtjes.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close