Sekiraska: Dënime marramendëse për brekët në ballkon, diskutuese sanksionet për jetën e njeriut

“Është për tu habitur kriteri mbi të cilin jetohet tek ne. Për gjithçka është rregulluar një sistem për dënime marramendëse nga zierja e ajvarit e deri te shtrirja e brekëve të lara në ballkon, pështyrjes në rrugë, përdorimit të telefonit celular ën veturë… Vetëm kur bëhet fjalë për jetën e njeriut, sanksionet janë dënim i ulët dhe diskutabil”. Kështu shkruan në faqen e saj në Facebook profesoresha Elizabeta Sekiraska e nxitur nga zbulimi skandaloz për dhunimin e një fëmije dhe heshtjen monstruoze të atyre që është dashur ta mbrojnë.

“Shembulli i fundi me djaloshin fatkeq në institucionin rehabilitues në Veles e vërteton këtë. Vetëm 15 përqind heqje nga rroga në afat prej 6 muajve për ata që e kane ditur rastin por kanë heshtur. Nuk janë dënuar në mënyrën e duhur ata që kanë heshtur për këtë rast, ato kanë status të bashkëpunëtorit. Heqje nga puna. Pa pasur të drejtë të punësohen në ndonjë vend ku ka të bëjë me fëmijë. Përndjekje penale. Nëse jo për fëmijën e gjorë, atëherë le të kujtohen se edhe ato vetë kanë fëmijë”, deklaroi Sekiraska.

Lajme të ngjashme

Back to top button