Rriten dënimet për personat që do të kapen pa biletë në autobus

Dënime më të mëdha për personat që do të kapen pa biletë në autobusët e Ndërmarrjes Publike Transportuese (NPT). Deri më tani, nëse kapesh pa biletë do të duhej të paguhet 300 denarë, tani udhëtarët e kapur pa biletë do të duhet të paguajnë 1000 denarë.

“Nëse personi nuk paguan 1000 denarë në llogarinë transakcionale të NPT-së atëherë në afat prej 8 ditëve do të iniciohet procedurë penale në inspektoratin e Qytetit të Shkupit për të paguar gjobë prej 50 eurove”, thuhet në vendimin e NPT-së të dorëzuar deri te Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button