Reali lehtë e kaloi Elchen (Video)

Skuadra mbretërore, Real Madridi, ka arritur të shënojë fitore të lehtë në përballje me Elchen në kuadër të ndeshjeve të mesjave në La Liga.

Reali triumfoi 5:1 në Santiago Bernabeu në një takim që pa Cristiano Ronaldon të shënojë katërr gola.

Ronaldo realizoi në minutat 28’, 32’, 80’ dhe 90’+, me golin e parë dhe të fundit të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Gareth Bale shënoi golin tjetër të spanjollëve, teksa për mysafirët golin e vetëm e shënoi Edu Albacar.

Lajme të ngjashme

Back to top button