Blair: Nuk është luftë mes krishtërimit dhe islamizmit

Ish kryeministri britanik, Tony Blair, ka thënë se vendimi i presidentit amerikan, Barack Obama, për të bombarduar Sirinë, është i drejtë.

“Ajo që ne duhet ta kuptojmë është se kjo është një betejë mes moderimit dhe modernitetit apo thënë ndryshe, ekstremizmit dhe reaksionit politik”, ka thënë Blair.

“Është një kërcënim që na shqetëson të gjithë neve. Nuk është një betejë mes të krishterëve dhe myslimanëve. Nuk është as betejë mes Perëndimit dhe Islamit. Është një betejë për të gjithë ata që besojnë se në botë ku njerëzit janë duke u munduar të jetojnë me njëri tjetrin me kultura të ndryshme, po provojnë edhe të mënjanojnë burimet e konfliktit”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button