Ibra e flet edhe gjuhën shqipe

Mund t’iu duket e çuditshme, por Zlatan Ibrahimoviq di ta flas gjuhën shqipe.

Epo, të paktën disa fjali di t’i thotë në shqip. Një gjë të tillë për Gazeta Express e konfirmon sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Dardan Rexhepi.

Ky i fundit, i cili ka miqësi më yllin e PSG-së, madje duke u konsideruar disa vjet më parë si pasardhës i tij, theksoi se Ibra flet disa fjalë shqip.

“Ibrahimoviq di të flas disa fjalë në gjuhën shqipe. Ai do të komunikojë pak në shqip, i di disa fjalë. Shpesh thotë: ‘Ҫfarë ka për me hangar?’, ‘Qysh je?’, ‘Ҫka po bon’”, deklaroi Rexhepi, ish-sulmuesi i Malmos.

“Ai i di disa fjalë sa për të bërë një bisedë të zakonshme. Ai e kupton shqipen, pasi vjen nga një kanton në Suedi, ku ka shumë emigrantë, ndër të cilët shumë shqiptarë”, shtoi tutje Dardani.

Ndryshe, Ibrahimovic ka një stil tipik ballkanas, duke qenë mjaft agresiv në lojën e tij.

Ai ka disa miq shqiptarë, përfshirë edhe ish-anëtarin e Malmos, Labinot Harbuzin, me të cilin edhe kanë realizuar video promovuese.

Ai ka miqësi edhe me Emir Bajramin, dikur përfaqësuesin e Suedisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button