Një hebre i lindur në Shqipëri kandidon për postin Guvernatorit në BSH

Deklaratës së kryeministrit Rama, se mbështet kandidaturën e një Guvernatori të huaj, të përzgjedhur mes personalitetesh me autoritet botëror në fushën e sistemit financiar dhe të bankave qendrore, i është përgjigjur edhe një kandidat nga Izraeli.

Në një komunikim për News 24, David Kantozi, një hebre i lindur në Shqipëri, i cili aktualisht punon e jeton në Izrael ka treguar se ka aplikuar për këtë post dhe se do ishte mjaft krenar të merrte kreun e Bankës së Shqipërisë. Kantozi është ekspert financash në Izrael, por ka lindur në Shqipëri.

Ai punon si zv/menaxher në ‘Izrael Financial Service’. Në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit, ai tha se në çdo vend të botës përgjegjësia bie mbi drejtuesit.

“Ne i ndjekim ngjarjet politike dhe ekonomike nga Shqipëria, për rastin në fjalë jemi të befasuar. Sistemi bankar nuk varet nga një individ por është një punë kolektive. Përgjegjësia është e atyre që e drejtojnë, është kollaj ta shohësh në rangjet e ulëta, në çdo vend të botës ku ndodh ka zhurmë në tregun financiar dhe në media. Përgjegjësinë nuk dua t’ja hedh askujt se jam larg”, tha ai.

“Nuk i trembem asgjëje, ne jemi profesionista shikojmë për të mirën e ekonomisë. Ndërhyrje politike ka në të gjithë botën, por posti duhet të jetë i paprekshëm është një arterie delikate, një bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe specialistët e Shqipërisë do ta bënte më të mirë dhe më të lehtë punën e cdo guvernatori. Mendoj që do e arrij, e shikoj Shqipërinë si një vend që ka shumë gjëra për të bërë”, shtoi ai për “News24″.

Lajme të ngjashme

Back to top button