Këto janë reperët më të pasur në ditët e sodit

Revista financiare “Forbes” ka publikuar listën me artistët më të pasur sa i përket zhanrit hip hop, duke llogaritur fitimet e tyre nga qershori i vitit 2013 deri në qershorin e këtij viti.

Hip hop artisti më i pasur është shpallur Dr. Dre, me 620 milionë dollarë të fituara, më shumë se çdo artist tjetër në çfarëdo zhanri dhe më shumë se të gjitha fitimet e kombinuara të 24 artistëve tjerë.

Shumica e këtyre fitimeve për 49 vjeçari erdhën nga dëgjueset Beats, pjesë e Apple, si dhe tjera ndërmarrje financiare, kryesisht të pijeve alkoolike të konjakut dhe vodkës.

P Diddy është i dyti në listë së bashku me Jay Z, me nga 60 milionë dollarë, pasuar nga Drake me 33 milionë dhe Macklemore me 32 milionë.

Lajme të ngjashme

Back to top button