Shkëndija dëshiron fitore pa pranuar gol

Çfarë do fitore pa gol të pranuar do të jetë rezultat pozitiv për Shkëndijën në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë me Vardarin e Shkupit. Ndeshja e cilësuar si finale para finales do të sjellë përplasje të dy favoritëve për të fituar këtë trofe dhe Shkëndija beson në kualifikim të mëtejshëm. Gjithsesi, kjo mund të arrihet me shumë mund, koncentrim, maturi dhe maksimum të të gjithë aktorëve në fushën e blertë dhe jashta saj, pa përjashtuar dhe mbështetjen e parezervë nga publiku tetovar dhe më gjerë.

Futbollistët kanë përfunduar përgatitjet për sfidën e të mërkurës dhe me qetësi dhe optimizëm presin fillimin e takimit. Të gjithë janë të vetëdijshëm për vlerën që ka kjo ndeshje për publikun, por edhe për rrjedhën e mëtejshme të sezonit, kështu që egziston moblizim maksimal për të realizuar pritjet e kryesisë. Duke ditur se në Kupën e Maqedonisë zhvillohen dy ndeshje, dëshira e ‘kuqezinjëve’ tetovarë është fitore pa gol të pranuar në këtë takim të parë, për të pasur më pas më të lehtë dhe me pozitivë t’i qasen ndeshjes së kthimit në Shkup muajin e ardhshëm.

“Na pret një ndeshje e madhe, ndeshje derbi. Dihet se kjo është Kupë, krejt ndryshe nga Kampionati dhe shpresoj që të paraqitemi sa më mirë në ndeshjen e parë dhe me rezultat sa më pozitiv të shkojmë në Shkup. Pres përkrahje të madhe nga publiku dhe shpresoj se do të na motivojnë për një fitore sa më bindëse“, deklaroi mesfushori Armend Alimi.

 Trajneri Kozniku në këtë ndeshje do të ketë në dispozicion sulmuesin brazilian Stenio Zhunior, i cili ka ushtruar me intenzitet të plotë ditët e fundit, ndërsa në kombinim është edhe Deni Krleski, i cili debutoi në një ndeshje zyrtare të dielën në kuadër të xhiros së 8-të me Pelisterin. Jashta 18-shes për takimin me Vardarin mbetet mbrojtësi i krahut Mevlan Murati, i cili pas lëndimit në takimin me Sileksin mungoi xhiron e fundit kundër Pelisterit, ndërsa nuk arrin të rekuperohet në kohë për takimin e Kupës. Prej më herët sezoni vjeshtor ka përfunduar për Egzon Bejtullain, ndërsa Jasir Selmani pritet të kthehet për rreth dy javë. Përballja Shkëndija-Vardari zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 15:30.

Lajme të ngjashme

Back to top button