Djaloshi nga Shkupi, modeli që le gojëhapur Turqinë (FOTO)

Me vetëm 20 vjet djaloshi i ri nga Shkupi, Ramadan Limaj, në Turqi i njohur me emrin artistik Dan Limaj, ka arritur të tërheq vëmendjen e marketing-agjencioneve të cilët punojnë për një gjigant turk, produktet e të cilit mund ti hasim edhe në tregjet tona, transmeton portali Shprehja.

Dan Limaj

Për momentin po zhvillohet etapa e fundit e bisedimeve dhe nëse gjithçka shkon sipas asaj që është planifikuar, këtë vjeshtë Dan do të vë nënshkrimin e tij mbi marrëveshjen që do të kushtojë mijëra euro.

Opinioni turk këtë djalosh të ri e njoftoi gjatë vitit 2013, kur ka realizuar foto sesion me “Vullnet Halili Photography”, ndërsa fotografitë e tij përfunduan në një ekspozitë me famë në Stamboll. Përpos suksesit të tij si model, Dan Limaj është i njohur edhe për suksesin e tij që e ka si programues, ndërsa shërbimet e tij i ofron klientëve nga SHBA-ja.

Dan Limaj

Për vete thotë se është një djalosh i thjeshtë i cili dinë se çka dëshiron nga jeta, ndërsa për personat e famshëm thotë se duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë pa dallim asaj se sa kanë arritur në jetë, nga shkaku se bota rrotullohet.

Dan Limaj

Dan Limajt i pëlqen sporti, ai dëshiron notin, skijimin dhe tenisin. Për gjininë më të bukur mos të flasim, ai po thuajse gjithmonë është i rrethuar me vajza që mahniten nga pamja e tij.

Ajo që më së tepërmi e tërheq tek vajzat është sinqeriteti, normal dhe bukuria. Si dhe bashkëmoshatarët e tij një pjesë bukur të mirë të kohës së lirë e kalon në internet, shëtitje nëpër vende të ndryshme të botës si dhe shoqërim me shokët e tij.

Dan Limaj

Lajme të ngjashme

Back to top button