UEFA e kënaqur nga punimet në “Elbasan Arena”

Një delegacion i qeverisë së futbollit europian shoqëruar dhe nga zyrtarë të FSHF-së, kanë parë nga afër cilësinë e ndërtimit.

Nuk ka më asnjë dyshim, stadiumi Elbasan Arena do të hapë dyert për përfaqësuesen shqiptare, në sfidën e shumëpritur me Danimarkën më 11 tetor. Lajmi konfirmohet nga drejtuesit e federatës shqiptare të futbollit, pasi në vizitën e fundit të kryer nga një delegacion i UEFA-s praktikisht kanë marë vizën për zhvillimin e sfidës eleminatore të europianit francë 2016.

Në impiantin më të ri në vend ka zbarkuar me detyra të posacme një delegacion i qeverisë europiane të futbollit, për të inspektuar ecurinë e punimeve në të. Edhe pse zyrtarisht nuk kanë pranuar të prenoncohen për mediat, pjesëtarët e këtij delegacioni janë shprehur të kënaqur me ecurinë e punimeve. Zhvillimin e ndeshjes ndaj Danimarkës në Elbasan Arena, e konfirmon Gazmend Malo, drejtori i marëdhënies me publikun në FSHF.

“Delegacioni i UEFA-s është i pranishëm për të parë ecurinë e punimeve në stadiumin e ri. Sic e shihni këtu punohet përditë dhe në cdo orë.”

Mundësisë që kjo sfidë të mos zhvillohet në këtë stadium nuk ekzistojnë, dhe për përfaqësuesin e FSHF, Gazmend Malo, vetëm një fuqi mbinatyrore mund të anullojë përurimin e stadiumit të ri më 11 tetor.

“Vetëm një fuqi mbinatyrore mund të bëjë që sfida me Danimarkën të mos zhvillohet në këtë stadium.”/supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button