Rama: Modernizimi i sistemit, çelësi për të luftuar korrupsionin

Lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri për Ambsadorin e Gjermanisë në Tiranë Hellmut Hoffmann rrezikon të dështojë nëse ajo mbetet vetëm në kuadrin e takimeve konferencave dhe diskutimeve.

Në një takim të organizuar nga qendra marshall në ambjentet e Ministrisë së Mbrojtjes ku ishte i ftuar dhe Kryeministri Rama, diplomati gjerman nënvizojë nevojën e masave konkrete që do të sillte dhe rezultate konkrete për këtë fenomen që nuk është vetëm shqiptar.

Në të njëjtën mendje me Ambsadorin Hoffmann dhe Kryeministrin Rama pohoi se vetëm duke diskutuar nuk luftohet korrupsioni.

Kryeministri, të cilit, kur flitet për korrupsionin i pëlqen të marrë Gjermaninë si shembullin e një sistemi model, tha se zgjidhja më e mirë për këtë plagë në Shqipëri është të ecet në rrugën e gjermanëve, duke modernizuar shërbimet.

Edhe pse pranoi se drejtësia nuk është e vetmja fushë ku korrupsioni gëlon, Kryeministri ritheksoi edhe njëherë vendosmërinë për të nisur reformën në këtë sistem të cilin ai e quajti më të kalburin të të gjithë Europës.

I pranishëm në këtë konferencë ishte dhe Ambsadori Amerikan, i cili shprehu gadishmërinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në luftën kundër korrupsionit./ Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button