SHGM dhe SHGS: T’i jepet azil gazetarit Zoran Bozhinovski

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Shoqata e gazetarëve të Serbisë (SHGS), kërkojnë nga ministri i drejtësisë i Republikës së Serbisë z. Nikolla Seljakoviq të pranojë kërkesën për azil dhe të mos lejojë ekstradimin e gazetarit Zoran Bozhinovski në Maqedoni.

Ashtu siç mëson SHGS, Zoran Bozhinovski mbrëmë është liruar nga paraburgimi duke i kufizuar lirinë e lëvizjes. Procedura për ekstradim ende është ne vijim e sipër, ndërsa kërkesa për azil ende nuk është miratuar.

SHGM dhe SHGS theksojnë se ekstradimi i Bozhinovskit do të jetë mesazh i keq për gazetarët e tjerë që investigojnë lidhjet e biznesit, politikës dhe krimit, dhe se Republika e Serbisë me vendimin për dhënien e azilit politik Zoran Bozhinovskit do të dëshmojë se respekton të drejtën për mborjtjen e profesionit të gazetarëisë dhe të lirisë së shprehjes.

SHGM dhe SHGS përkujtojnë se në raportin e fundit vjetor për Maqedoninë, Komisioni evropian thekson se në gjyqësinë maqedone ka raste të drejtësisë selektive.

SHGM dhe SHGS druajnë se Zoran Bozhinovski në Maqedoni nuk do të ketë gjykim të drejtë dhe theksojnë se Republika e Serbisë, me vendimin eventual për ekstradim do të konmpromitojë vetveten para institucioneve demokratike ndërkombëtare.
Me 7 nëntor të vitit 2013, Zoran Bozhinovski u arrestua në Novi Sad me fletëarrest nga Interpoli nën akuzën e ndërmarrjes kriminale, spiunimit dhe reketit sipas Kodit penal të Maqedonië dhe prej atëherë i është shqiptuar masa e paraburgimit për ekstradim.

Lajme të ngjashme

Back to top button