Ndryshimet e Ligjit për ndërtim e bëjnë pronën private lehtë të cenueshme nga qeveria

Disa deputet konstatojnë mangësi ët shumta në ndryshimet e Ligjit për ndërtim, sipas të cilëv kjo do ta bëjë pronën private lehtë të cenueshme përballë mundësojnë Qeverisë, organeve dhe agjencive të saj që të depërtojnë pa asnjë pengesë tek pronat private të qytetarëve.

Deputetët theksuan se është e palejueshme që ndonjë agjenci, organ shtetëror apo fond i themeluar nga qeveria, të ketë të drejtë të sigurojë leje ndërtimi pa zgjidhur më parë marrëdhënien pronësore-juridike.

“Në kushtetutën tonë, në nenin 8 paragrafi 6, garantohet pronësia. Ka edhe ligj për pronësi, ndaj harmonizohuni me to, kur i miratoni ndryshime të tilla. Nuk guxon që pa zgjidhur më parë marrëdhëniet pronësoro-juridike, të cenoni pronën e njerëzve. Pse të pritet deri në kontrollin teknik. Ai investitor mund të zhduket, ndërsa ju ia keni marrë ndërkohë pronën qytetarit”, tha Solza Gërçeva, Deputete e pavarur.

“Për këtë mendoj se duhet që ligji të përkufizohet qartë dhe rreptësishtë. Më falni, por neni 6 nuk është i përkufizuar. Edhe mua më shtyn në mendoj se nesër, kujtdo mund t’i merret prona”, u shpreh Roza Topuzovska Karevska, PLD.

Sipas deputetëve të VMRO DPMNE-së, ndryshimet do të mundësojnë zbatim më të mirë të Ligjit dhe shmangin situatat kur ndonjë person bllokon realizimin e investimeve të caktuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button