Shkëndija pret mbështetje dhe maturi nga publiku

Futbollistët e Shkëndijës janë duke bërë përgatitjet përfundimtare për takimin e parë të 1/8 të finales së Kupës së Maqedonisë, kur të mërkurën në Tetovë përballen me Vardarin.

Krahas ekipit, kryesia është duke u marë me marjen e masave për organizimin e mirëfilltë të kësaj ndeshje, duke shpresuar në mbarëvajtje të këtij procesi para, gjatë dhe pas ndeshjes. Arsyeja për mobilizim shtesë është paralajmërimi nga Federata e futbollit të Maqedonisë, e cila përballjen me Vardarin, si dhe takimin e xhiros së 9-të të dielën me Teteksin, i ka shpallur si ndeshje të rrezikut të lartë dhe do të ketë mbikqyrje plotësuese ndaj ngjarjeve dhe organizimit.

Për këtë qëllim, duke dashur të shmangim sanksionet eventuale kryesia e klubit shpreson në mirëkuptim dhe bashkëpunim korrekt nga të gjithë tifozët, të cilët gjithmonë janë ndihmesë e madhe e ekipit. Kërkohet maturi e madhe gjatë gjithë kohës, që nga arritja në stadium, hyrja në tribuna me biletë, përmbajtja nga provokimet dhe gjuajtja e gjësendeve të teren, si dhe lëshimi i qetë i tribunave pas përfundimit të takimit. Gjithashtu kërkohet mirëkuptim nga gjithë ata që insistojnë ndeshjen ta ndjekin nga ‘lozha’ e stadiumit, pasi numri i vendeve është i kufizuar dhe gjithë biletat janë shpërndara paraprakisht.

Prania e më shumë personave, nga që është numri i kufizuar, vlerësohet si lëshim nga ana e organizatorit dhe rrezikon ndëshkime për klubin. Gjithsesi, kryesia beson fuqishëm në mirëkuptim nga publiku, pasi fundja qëllimi i përbashkët është fitorja e Shkëndijës dhe s’ka dyshim se secili do të japë pjesën e vet të kontributit në arritjen e qëllimit të dëshiruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button