Maqedonas antik apo sllavë?

Pas reagimeve të MPJ bëra në adresë të kandidatit për ambasador të SHBA-ve në Maqedoni në lidhje me atë se ai i ka quajtur sllavë maqedonasit e sotëm, hapet edhe njëherë dilema se nga e kanë prejardhjen maqedonasit e sotëm.

Përderisa deri para ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE-së çështja e identitetit deri diku ishte e qartë, sllavë të ardhur nga Karpatet, gjë që shënohej nëpër librat e historisë së gjithë shkollave në vend, sot kjo parti në qeveri përmes projekteve të ndryshme për antikuizim si “Shkupi 2014” e deri te ndryshimi i librave shkollor, me ndërhyrje në sfera të ndryshme pasqyron një tjetër realitet, trumbeton prejardhjen antike të maqedonasve.

Prejardhja e maqedonasve thuhej në mënyrë të hapur, në atë kohë presidenti i parë i Maqedonisë Kiro Gligorov në Tiranë në vitin 1992 tha se Maqedonasit janë sllavë.

“Ne jemi sllavë, të ardhur rreth shekullit VI në këto troje dhe nuk kemi kurrfarë lidhje me civilizimin e Aleksandrit të Madh”, deklaroi Kiro Gligorov.

Historianët maqedonas ditëve të sodit japin një përkufizim të llojit: përzierje mes sllavëve dhe maqedonasve antik. Ndërkaq,  ata shqiptarë njëjtë si Gligorov, thonë se maqedonasit e sotëm nuk kanë asnjë pikprerje me ata antik.

“Ata kanë ardhur në këto troje në shekullin e VII, dhe më vonë u themelua shteti maqedonas që nuk ka të bëjë fare me nocionin maqedonas…Prandaj historikisht janë të njohur në mbarë diplomacinë evropianë e botërore si sllavë të Maqedonisë apo sllavë të jugut. Një nivel tejet i ulët, që të protestohet, pasi amerikanët dhe Evropa e di mirë etnogjenezën e tyre, prejardhjen e tyre, dhe formimin e shtetit të Maqedonisë i cili u themelua në periudhën komuniste në krye me Titon”, deklaroi për Alsat-M historiani Vebi Xhemaili.

Historiani Todor Çepreganov thotë se maqedonasit nuk kanë vetëm prejardhje sllave por edhe antike, osmane dhe bizantine.

“Sllavë, në aspekt të asaj çfarë na ka ndodhur në shekullin e XIX dhe fillimit të shek XX, është term i cili asocion në një grup fisesh që janë sllavë dhe që e kanë populluar Gadishullin Ballkanik gjithashtu edhe Evropën Juglindore. Por parashtrohet pyetja, nëse e përdor termin sllavë, ku dëshiron të shkojë shkëlqesia e tij..në Bullgari, Serbi, Kroaci, Çeki, Sllovaki, Slloveni sepse këto shtete janë gjithashtu të populluara me popullatë sllave… Populli maqedonas e ka prejardhjen edhe të maqedonasve antik edhe të sllavëve, osmanëve, bizantëve që kanë kaluar në këtë territor”, tha për Alsat-M, historiani Todor Çepreganov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button