Gostivari do befasinë ndaj Renovës

Ekipi i Gostivarit brenda shtatë ditëve do të zhvilloje tre ndeshje të rënda, dy në kampionale ndaj Shkupit dhe Vëllazërimit në Ligën e Dytë dhe e treta në kuadër të Kupës së Maqedonisë në futboll kundër Renovës.

Të mërkurën Gostivari në stadiumin e qytetit do ta zhvilloje ndeshjen e parë në kuadër të 1/8 finale të Kupës, kundër anëtarit të Ligës së Parë, ekipit të Renovës.

Ekipi i Gostivarit pret që Renovën ta befasoje dhe të vazhdoje me garat në Kupë

“Është një ndeshje e Kupës ku për kundërshtar e kemi ekipin e Renovës, ekip i Ligës së Parë, ekip mjaftë cilësor. Për ne si ekip është një nderë të luhet në 1/8 e Kupës së Maqedonisë kundër një ekipi si Renova. Normalisht ambiciet tona janë që të shfrytëzojmë rastin që të mund ta kalojmë edhe një fazë më tutje, por do të jetë vështirë. Ekipi i jonë sidomos ndaj kundërshtarëve që janë favorit tregojnë lojë cilësore, lojë ambicioze dhe shpresojmë që ta befasojmë Renovën”, thotë trajneri i KF Gostivarit, Mensur Jakupi i cili pritet që ndaj Renovës të bëje dy-tre zëvendësime në formacion.

Ardit Shaqiri mesfushori strugan i KF Gostivarit pritet që ndaj Renovës të debutoje për ekipin gostivaras.

“Pres një ndeshje luftarake, dihet se Renova është ekip cilësor, por mendoj se kemi krijuar një grup shumë të mirë disa lojtarë që kanë eksperiencë edhe në kategorinë e parë. Shpresojmë se do të hyjmë në fushë për të fituar”, deklaroi Shaqiri.

Ndeshja KF Gostivari – KF Renova do të zhvillohet të mërkurën me fillim në ora 15:30, në stadiumin qytetit në Gostivar.

Lajme të ngjashme

Back to top button