Besimi optimist në kushte të izolimit: Maqedonia e gatshme për BE

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi sot para ambasadorëve të vendeve anëtare te Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë tha se është e një rëndësie të veçantë mbështetja e shteteve anëtare të BE-së për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Republika e Maqedonisë në procesin e aderimit të vendit në BE.

Qëllimi i takimit të tij me kreun diplomatik ishte të jep raport deri ku ka arritur Maqedonia në plotësimin e kritereve të nevojshme për anëtarësim në BE në vigjilje të publikimit te raport progresit nga Komisioni Evropian.

Në kushte kur ka hamendje në opinion që Maqedonia mund ta humb rekomandimin për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, Besimi është shprehur optimist duke thënë se Maqedonia është e gatshne të kalojë në fazën e radhës, duke potencuar gatishmërinë për fillimin e negociatave për aderim.

Besimi theksoi se pret që Raporti i radhës për progresin e vendit nga Komisioni Evropian, të jetë objektiv dhe të jenë të shënuara në mënyrë përkatëse të gjitha reformat e zbatuara, por edhe të përmbajë rekomandim për fushat në të cilat duhet të zbatohen reforma plotësuese, të cilat do të jenë bazë për përcaktimin e prioriteteve afatshkurtra të radhës në implementimin e reformave.

Në fund të prezantimit të tij Besimi theksoi thënien e njohur se, “Evropa nuk mund të jetë e lumtur pa Ballkan të lumtur”, me çka potencoi rëndësinë e procesit të zgjerimit si për vendet e rajonit, ashtu edhe për vetë Bashkimin Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button