Turqia lejon shaminë në shkolla

Qeveria turke njoftoi se ka hequr ndalimin e bartjes së shamive tradicionale myslimane në shkolla. Kundërshtarët e qeverisë e kanë përshkruar këtë si një lëvizje për të minuar themelet e shtetit laik.

Zëvendës kryeministri i Turqisë, Bulent Arinç, pohoi se ndryshimet kanë të bëjnë me kodin e veshjes, ku femrat “nuk do të jenë të detyruara që mos ta mbulojnë kokën nëse dëshirojnë”, transmeton Telegrafi.

Edhe kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, ka përshëndetur heqjen e ndalimit, si një përpjekje për “demokratizim”.

“Kjo nuk duhet të konsiderohet vetëm heqje e ndalimit të bartjes së shamisë. Kjo është një përpjekje për liri dhe demokratizim në të gjitha sferat”, tha Davutoglu.

Lajme të ngjashme

Back to top button