Punësimet e shqiptarëve në administratë, Xhaferi thotë se nuk ka mbingarkim

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, le mënjanë debatet rreth nevojës së punësimeve të reja në administratën shtetërore, duke theksuar se punësimet e reja të dala nga sekretariati për MO kanë të bëjnë me përfaqësimin e shqiptarëve në administratën publike që, sipas tij ende nuk është realizuar ashtu siç duhet.

Debatet dhe kundërshtimet për mbingarkesën e punësimeve në administratën shtetërore, shpesh janë bërë në kurriz të ngecjes së punësimit të shqiptarëve. Mijëra të punësuar maqedonas dhe qindra shqiptarë, ka qenë raporti i punësimeve të përhershme në administratën publike duke lënë gjithnjë nën hije përfaqësimin e drejtë adekuat të shqiptarëve në administratën shtetërore.

Musa Xhaferi, thekson për Portalb, se punësimet nuk kanë qenë në balancin e duhur dhe për pasoj nuk është arritur deri më tani ky përfaqësim i drejtë.

“Konkursi për punësimin e 180 nëpunësve shtetërorë të paralajmëruar nga sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, nuk mund të jetë pjesë e debatit se ka apo nuk ka mbingarkesë të administratën shtetërore dhe se sa janë të nevojshme konkurset e tilla, thotë Musa Xhaferi për Portalb.
Sipas tij, duhet ende konkurse për nëpunës shtetërorë për të arritur përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në Maqedoni.

Zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Musa Xhaferi, thotë për Portalb, se i përket konkursit të paralajmëruar nga sekretariati për zbatimin e MO për 180 nëpunës shtetërorë, është kryesisht në funksion të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore për të arritur shkallën e 25 përqindëshit ashtu siç është paraparë me MO.

“Konkursi i paralajmëruar nuk do të jetë i fundit dhe se do të pasojnë edhe konkurse të tjera për të përmbushur nevojën e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat”, thotë Musa Xhaferi.

Punësim të 180 nëpunësve shtetërorë paralajmëroi Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Në shpallje është theksuar se kërkojnë 150 bashkëpunëtorë të rij me shkollim të lartë dhe 30 referent me shkollim të mesëm.
Profesori Universitar Hasan Jashari thotë se është e dukshme që nuk ka nevojë për punësime të reja në administratë.
Ky është një gyp lidhës i partive në pushtet për t’ju gjetur Kjo është një lidhëse e partive politike për t’ju gjetur punë ushtarëve politik.
“Çdo ngarkesë në administratën publike, me punëtorë të panevojshëm prodhon efekte të numërta negative edhe në harxhimet e buxhetit edhe tek vet të punësuarit në administratë që janë të nevojshëm, që do të thotë se të panevojshmit vetëm se e ngadalësojnë punën në administratë”, thotë Jashari.

Analisti politik, Zhidas Daskallovski thotë se duhet ët bëhet një analizë e brendshme për nevojat e punësimeve të reja në administratë. Sipas tij nuk mund të spekulohet nëse administrata është e mbingarkuar dhe nëse bëhet fjalë për militant partiak të cilët nuk janë adekuat për punë.

“Megjithatë duhet të ketë një analizë nëse duhet punësime ose jo dhe nëse ka ose jo mbingarkesë të të punësuarve në administratën publike. Administrata publike është një mekanizëm i gjerë dhe nuk është e thjeshtë të thuhet se ka mbingarkesë, ndoshta ata janë të nevojshëm për veprimtarin në të cilën janë angazhuar”, thotë Daskallovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button