Asani në panairin e hekurudhave në Berlin

Drejtori i përgjithshëm i ndërmarjes publike Hekurudhat e Maqedonisë- Infrastruktura, Irfan Asani merr pjesë në panairin ndërkombëtar në fushën e teknologjisë hekurudhore InnoTrans 2014 i cili mbahet në Berlin nga data 23 deri me 26 shtator.

Në kuadër të vizitës së tij në panair, Asani realizoi takime me ministrat e transportit të Turqisë, Kroacisë dhe Italisë si dhe me përfaqësues të ndërmarjeve hekurudhore nga disa shtete evropiane, të cilave ua ka prezantojë projektet dhe planet zhvillimore të Hekurudhave të Maqedonisë.

Në margjinat e panairit Asani ka realizuar takime edhe me drejtorët e hekurudhave shtetërore të Kosovës, Shqipërisë, Turqisë, Gjermanisë, Italisë dhe shumë të tjerë.

Në panairin InnoTrans 2014 do të marrin pjesë 2.758 ekspozues nga 55 shtete, ndërsa produktet e tzre do t’i ekspozojnë në një sipërfaqe prej 200.000 m2, kurse numri i vizitorëve pritet të arrijë në mbi 100.000.

InnoTrans është një platformë ndërkombëtare për blerësit dhe shitësit në fushën e teknologjisë së transportit i cili mbahet çdo dy vjet dhe tanimë është shpallur si panair më prestigjioz ndërkombëtar në fushën e teknologjisë hekurudhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button