fbpx

Etnon e Lyrical Son bashkojnë forcat

Janë të njohur e shumë të dashur për publikun. Bëhet fjalë për grupin Etnon dhe rep artistin Festim Arifi apo Lyrical Son siç njihet në publik, të cilët duket se i kanë bashkuar forcat që në publik të vijnë me një projekt të përbashkët. Këtë e ka bërë të ditur anëtari i grupit Etnon, Genc Prelvukaj, i cili në faqen e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar.

“Etnon feat Lyrical Son – Shqip Dance / Nesër xhirimet e spotit”, ishte ky mbishkrimi i këngëtarit i cili padyshim gëzoi shumë fansat e tyre, të cilët në numër të madh nuk hezituan të tregojnë se mezi presin risinë nga emrat e pëlqyer të skenës sonë. Ndryshe Prelvukaj nuk ka lënë asnjë detaj më shumë rreth këtij projekti, mbetet të pritet se kur do të dalë në publik kjo këngë, transmeton Tribuna.

Ndërkaq nuk mund të lëmë anash pa e përmendur se gjatë sezonit verorë, si Etnon ashtu edhe Lyrical Son, kanë qenë të pranishëm nëpër shumë mbrëmje, duke argëtuar kështu publikun mbarëshqiptarë./Tribuna/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close