Sela: Në rast fitore garantojmë krizë politike deri në ndryshmin e kushtetutës

Nëse lëvizja për reformim e PDSH-së, do të fitoj në zgjedhjet parlamentare, garantojmë krizë politike deri ne ndryshime kushtetuese, deklaron lideri I kësaj lëvizje Ziadin Sela në një intervistë për gazetën Lajm.

“Minimumi i një karakteri unitar shteti, për të cilin unë mendoj se duhet rrënuar, është Parlamenti dydhomësh. Madje kjo nuk do të mjaftonte, sepse në këto situata, vetëm Parlament dydhomësh, nuk do te vendoste mekanizmin e kontrollit te pushtetit dhe vendimmarrjes”, ka thënë Sela.

“Do të trasojmë një model ndryshe të politikës, e jo këtë lloj politike që kemi pas këto 20 vite, kur pas çdo procesi zgjedhor, spektri politik shqiptar del më i përçarë se më parë. Do te dalim më të bashkuar se kurrë. Është më se e nevojshme ndryshimi dhe një koordinim i përbashkët i gjithë subjekteve politike, se ndryshe jemi duke u bë gazi i botës. Abdilaqim Ademit ndryshimi të emrave të shkollave të Çairit, ku mbi 90 për qind janë nxënës shqiptarë, i duket se prish marrëdhëniet ndëretnike, ndërsa Car Dushani, e ky far Qoseto Kasapi, aspak nuk i prishkan këto marrëdhënie. Ky QIMOJA, rrezik për hir kohezionit te brendshëm etnik, në shtëpi të vetë e quan veten Tërpe”, thotë Ziadin Sela.

“Prandaj ne të gjithë që jemi në këtë lëvizje, synojmë t’i fitojmë zgjedhjet, e jo Menduh Thaçin, dhe atëherë si fitues do ta thërras publikisht edhe Menduh Thaçin edhe Ali Ahmetin, që të ulemi në tryezë dhe të ndërtojmë strategjinë e përbashkët politike dhe nuk do të hyjmë në qeveri pa u bë ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Një ndër ndryshimet që do të kërkojmë është parlamenti dydhomësh, gjuha shqipe zyrtare, decentralizimi i mirëfilltë i pushtetit, edhe në aspektin fiskal e jo siç është shtrembëruar tani në të gjitha sferat. Në qoftë se kjo nuk bëhet, do të ftohen të gjithë deputetët që të bëjmë një Parlament tonin dhe ky do të ishte institucioni i parë i federatës.,. Për këtë arsye na nevojitet koordinimi që e përmenda i të gjithë subjekteve që kanë fituar legjitimitet në një proces të pranuar zgjedhor”, thotë Sela.

Lajme të ngjashme

Back to top button