Shqipëria në top 50 vendet turistike më 2015

Prestigjiozja “Business Insider” ka përpiluar një listë me disa vende që kanë potenciale të mëdha për udhëtime dhe Shqipëria do të jetë ndër 50 destinacionet kryesore globale të turizmit gjatë 10 viteve të ardhshme.

Sipas “Business Insider”-it qytete si Parisi apo New York-u shumë shpejt mund të përballen me një krizë të turistëve për shkak të përvojave zhgënjyese, si çmimet shumë të shtrenjta, zhurmat e shumta dhe restorantet e këqija.

Për këtë arsye, të apasionuarit e udhëtimeve po shikojnë destinacione të reja, më pak të njohura, por me potenciale të mëdha. Referuar të dhënave të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, “Business Insider” ka hartuar një listë me 50 destinacionet kryesore, ku në këtë listë Shqipëria renditet në vendin e 42-të.

Në këtë studim janë krahasuar të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për çdo vend dhe kontributin që pritet të japë sektori i turizmit në periudhën 2014-2024.

Sipas artikullit, kur Shqipëria u “çlirua” nga komunizmi ishte plotësisht e papërgatitur për të pritur turistë. Por tani, rreth 20 vite më vonë, Alpet e Shqipërisë, kështjellat apo kalatë e shumta dhe bregdeti thuajse i paprekur e bëjnë Shqipërinë ndër destinacionet kryesore në rrjetin europian të udhëtimeve.

Lista kryesohet edhe nga vende afrikane, ku Namibia zë vendin e parë. 16 vende të tjera afrikane gjenden në listë, duke përfshirë Zambian, Angolan dhe Kamerunin. Në këtë listë nuk mungojnë as disa vende të rajonit, si Mali i Zi që renditet në vendin e dytë, Kroacia në vendin e 45-të dhe Bosnja në vendin e 49-të.

Gjithashtu edhe portali i njohur “Huffington Post”, ka renditur 10 destinacionet më të mira të cilat ofrojnë mundësi perfekte për të kaluar stinën e vjeshtës, ku Saranda renditet e dyta midis tyre, duke u bazuar në çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje.

Lajme të ngjashme

Back to top button