Ancelotti e fillon punën te Reali (VIDEO)

Carlo Ancelotti ka zhvilluar dje stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re Real Madrid. Ish tekniku i Paris Saint Germain, i cili zëvendëson në këtë post Jose Mourinhon, i ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorët e tij Clemente dhe Zidane, përveçse janë njohur me futbollistët, kanë zhvilluar edhe seancën e parë që pas mbylljes së sezonit 2012-2013.

Në stërvitje kanë qenë të gjithë futbollistët, mes tyre edhe Ricardo Kaka, për të cilin ish tekniku i PSG, Chelsea dhe Milan kërkon ti japë një shans të dytë.

Gjithashtu të pranishëm kanë qenë edhe blerjet më të fundit: Isco, Illarramendi dhe Carbajal, ndërsa binte në sy mungesa e të larguarve: Callejon dhe Albiol.

Lajme të ngjashme

Back to top button