Imeri nga Bogovina: Ja pse jam me Selën (VIDEO)

Sot është prononcuar edhe një përkrahës i lëvizjes për reformim të PDSH-së, e udhëhequr nga kryetari i Strugës, Ziadin Sela. Në mesazhin e tij, kryetar i Këshillit në fshatin Bogovine‏në rajonin e Tetovës, Abedin Imeri ka radhitur arsyet pse ai do të kyçet në lëvizjen e Selës si dhe pse konsideron se PDSH-ja duhet të reformohet dhe rifreskohet.

Gjatë ditëve të kaluara jam takuar me shumë njerëz të profesioneve të ndryshme të cilët të gjithë e përkrahin Lëvizjen për Reformimin e Partisë Demokratike Shqiptare. Të gjithë konstatojnë se PDSH-ja duhet të reformohet dhe rifreskohet për faktin e thjeshtë sepse shumë zgjedhje radhazi është opsioni humbës. Askush prej votuesve, asnjëri prej anëtarëve nuk dëshiron që PDSH-ja të vazhdojë të humb. Prandaj askush nuk voton askënd për të qenë lider opozite. Mendoj që koha e Ndryshimit është Tani. Është koha kur të gjithë duhet të angazhohemi dhe të punojmë që të fitojë PDSH-ja. me fitoren e këtij opsioni dhe ngadhënjimin e kësaj ideje, do të lind epoka e re për të gjithë shqiptarët. Boll na gënjyen, t’i marrim punët në duart tona, të luftojmë me vendosshmëri që shqiptarët të jenë faktor në institucione dhe të barabartë në çdo sferë.” shprehet mes tjerash Imeri. /Portalb

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Punè e madhe se me cilin je TI. Kush tè pyeti!
    Na trego pak pèr vehten se kush Je dhe çfar bagazhi politik ke?

  2. Kryetar Keshilli dhe me gjithe ato vite pse nuk paraqitesh me fjalet tuaja por malltretohesh me leximin e nje cope letre mjer Z. Sela cka ka reth vetes, Zoti u ndihmoft Shqiptareve se deri me tani nuk dual nji Person i cili me qetesi, urtesi pa u ngut dhe me seriozitet te vertet dhe me nje zgjidhje te vertete por vetem me ofendime , sharje ndaj njer tjetrit dhe njerezve qe kane bashkepunu deri dje. Ju qe paraqiteni si shpetimtare ju lutem kontollojeni veteveten vetem njihere ne jete dhe do te ishim te gjite te lumtur bile shume te lumtur TUNG……

Back to top button