Aurela Gace: Shpesh më kanë lënduar!

Është padyshim njëra ndër zërat më të bukur të skenës sonë. E ky talent i saj gjithmonë është gërshetuar bukur edhe me energjinë pozitive të cilën ajo e ka përçuar nëpër prezantime të ndryshme tash e sa vjet është në skenë. Bëhet fjalë për këngëtaren Aurela Gace, e cila pavarësisht asaj që gjithmonë duket shumë e shtendosur dhe e gëzuar, në facebook ajo ka treguar se ka kaluar nëpër shumë lëndime e pësime në jetë

I shohim duke kënduar e kërcyer, duke dhënë çdo gjë nga vetja vetëm e vetëm për të argëtuar publikun, ata që e duan këngën e punën që e bëjnë. Por, asnjëherë nuk mendojmë anën tjetër të medaljes së fytyrave tona publike. E këtë pjesë të pa ditur nga publiku, këngëtarja e njohur Aurela Gace, ka vendosur ta ndajë me fansat e saj në faqen zyrtare në rrjetin social ‘facebook’.

Ajo përmes shumë rreshtave ka shpalosur shumëçka që nuk e ka thënë deri më tani, ku ndër të tjera Aurela, përmes këtij shkrimi, mund të inkurajojë dhe ndihmojë të gjithë ata që në jetën e tyre kanë kaluar nëpër të njëjtat gjendje.

“Jam lënduar aq shumë sa dhimbja me merrte frymën….po sigurisht që po. Sepse edhe unë kam kaluar çdo etapë që kalon një adoleshente, një femër. Një femër që do. Që do ta duan”, e fillon shkrimin Gaçe. “Për një kohë urreja….mbushesha me inat…turfulloja….nuk besoja më në askënd. Sepse i shihja të gjithë njësoj. Pastaj nga urrejtja, më kthehej në keqardhje për personat që më kishin lënduar. Po po, keqardhje”, shkruan ajo më tej këngëtarja.

‘Faleminderit ZOT që më dhe jetën’

Ndërkaq Gaçe nuk e përfundon me kaq, ajo vazhdon tregimin e saj, duke zbuluar për fansat se si ka mësuar ajo, e çfarë e ka bërë të ngrihet e të vazhdojë sërish rrugën. “Unë mësoja nga pësimet. Ngrihesha e ecja, vrapoja përsëri…..kurse ata??? Mjerë ata për çfarë janë. Ata nuk dinë të gëzojnë nëse nuk lëndojnë. Kur e kuptova këtë, tejkalova urrejtjen. Kur kuptova se isha unë që lejoja të keqen të rrinte pranë meje, kur kuptova se duhet ta rrethoja veten me të mirën, atëherë fillova të dua….fillova të harroj urrejtjen..”, tregon Aurela.

E përveç kësaj, ajo thekson se është njeri dhe normal që ka gjendje kur nevrikoset, mirëpo sipas saj çdo gjë përfundon me këtë. E për të arritur deri në këtë pikë, këngëtarja e dashur nënvizon se i është dashur shumë kohë, ndërsa përfundon shkrimin duke falënderuar Zotin që i dhuroi jetën, ndërsa thekson se jeta është arsyeja më e fortë të vazhdojmë tutje. “Sigurisht jam njeri….nervozohem. Por vetëm kaq.

Por më është dashur shumë kohë të arrij deri këtu….shume vite….shumë lëndime e pësime. Faleminderit Zot që më dhe jetën. E jeta është arsyeja e fortë që më bën të jetoj”, thuhet në fund të shkrimit që këngëtarja ka lënë në ‘facebook’. Ndërkaq ky shkrim i këngëtares është pëlqyer dhe komentuar nga shumë fansa të saj të cilët atë e përcjellin në çdo hap, duke i shprehur gjithmonë falënderimin dhe admirimin për punën që Gaçe bën tash e sa vjet në skenë.

Lajme të ngjashme

Back to top button