fbpx

Tetovë, shitësit e “egër” të revoltuar para komunës, inspektorët në aksion kundër tyre

Inspektorët komunal në bashkëpunim me inspektorët e tregut dhe policinë kanë ndërmarrë sot një aksion për largimin e shitësve anësh tregut të gjelbër në Tetovë.

Zëdhënësja e komunës së Tetovës Lume Hyseini, thotë për Portalb se inspektorët komunal kanë ndarë gjoba dhe vendime për largimin e shitësve. Sipas saj nëse në afat prej 8 ditëve nuk largohen atëherë do të jenë të detyruar të largohen nga policia.

Lume Hyseini, thotë se bëhet fjalë për hapësirë publike vendi ku janë të vendosur shitësit e egër dhe se ajo pjesë e qytetit duhet që të jetë e lirë për këmbësorët. Ajo thotë se ne brendi të tregut të gjelbër ka vende edhe për ta, prandaj nuk do të lejohen që mallrat e tyre t’i shesin në këto hapësira publike.

Shitësit të revoltuar nga ky aksion, janë drejtuar Komunës së Tetovës në shenjë proteste. Ata kanë qëndruar pak kohë para komunës, por nuk kanë mundur të vendosin ndonjë kontakt me autoritetet komunale.
Njëri ndër shitësit, Muamer Sabriu, thotë se sot i është dorëzuar vendimi që në afat prej 8 ditësh të largohet në të kundërtën do ët detyrohet të paguaj gjobë dhe të largohet me dhunë.

Kjo është hera e dytë thotë ai, që ndaj tyre ndërmerret një aksion i tillë, megjithatë ata kanë vazhduar të shesin mallrat e tyre në trotuaret jashtë tregut të gjelbër në Tetovë.

Tags

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Pse nuk i largoni tavolinat te vendosura ne mes trotuatit te kafiqit IMAGE (IMIXH) ne Tetove, ku eshte pamundesuar 100% kalimi i kembesorve. Tani kalohet permes rruges, sepse e tèrè hapsira eshte uzurpuar prej kafiqit.

Back to top button
Close