Kujdes: Dy qytetarë të Maqedonisë janë sëmurë nga malaria

Gjatë muajit të kaluar, janë regjistruar dy raste të malaries në Maqedoni. Të sëmurë janë një shtetas i Maqedonisë dhe një i huaj, të cilët kanë punuar në Gana dhe Siera Leone, tha sot udhëheqësja e Sektorit për preventivë dhe mbrojtje shëndetësore, Jovanka Kostovska.

Dy personat me malarie para se të udhëtojnë nuk janë paraqitur për kontrolle preventive në qendrat e shëndetësisë publike dhe nuk u është dhënë vaksinë, ose tableta helioprofilaksa, nuk kanë marrë ilaçe antimalarie, që nëse shfrytëzohen, nuk do të mundej të fitohet malaria.

“Kemi informacione se ka raste të malaries në vend. Nga viti 2002 e deri më tani, kemi 16 raste të malaries të cilat kanë hyrë në vend. Në vitin 2012, kemi pasur pesë raste të malaries që janë futur në Maqedoni. Për malarien, kontrolla duhet të bëhet në afat prej 7 dite pas ardhjes, për murtajë në afat prej pesë ditëve, për kolerë në afat prej gjashtë ditëve, ndërsa për viruse hemorragjike në afat prej 14 ditë”, tha Kostovska duke shtuar se nëse mjekët dyshojnë për ndonjë rast të tillë, le ta drejtojnë për në Klinikën e sëmundjeve infektive.

Kostovska apelon deri te qytetarët që udhëtojnë në vende të rrezikuara afrikane, aziatike, Indi etj, ku është përhapur malaria, murtaja, ethet e verdha, kolera, ethet hemorragjike, është e nevojshme para udhëtimit, por edhe pasi që të kthehen, ta mbrojnë shëndetin e tyre dhe në afat prej një javë të paraqiten në mbikqyrjet shëndetësore në qendrat publike shëndetësore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button