Rrahja në Vllae, zëdhënësi i Qeverisë mohon zënkën me personat nga Saraji

Rrahje mes dy grupeve ka ndodhur të dielën në lagjen “Vllae” të Shkupit. Portali maqedonas “Libertas” duke iu referuar burimeve të tyre, shkruan se në këtë zënkë ka qenë i përfshirë dhe zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Sipas po të njëjtit burim, ky i fundit në shoqërinë e mikut të tij këngëtar me nofkën “Daskal” dhe një mik tjetër janë rrahur me një grup personash. Personat me të cilët është përleshur Gjorgjiev sipas portalit, janë nga Saraji.

Sipas raportit të policisë, të dielën në ora 2 pas mesnate në polici është lajmëruar rrahja mes më shumë personave. Nga rrahja personit B.S. i është thyer hunda, personit E.I. i është thyer krahu ndërsa personi G.S. ka pësuar lëndime në krah pas therjes me thikë. Në spital ka mbaruar edhe personi D.V i cili ka pësuar lëndime në kokë.

Sipas “Libertas”, MPB nuk raporton se në këtë rrahje ka marrë pjesë edhe zëdhënësi i policisë.

Gjorgjiev mohon

Gjorgjiev ka reaguar  me prononcim në lidhje me këtë rast duke theksuar se lajmet e portalit janë të pavërteta dhe se ai nuk ka marrë pjesë në këtë rrahje.

“Lajmi është publikuar në mesnatë me qëllim që unë mos ta shoh dhe të reagoj për ta mbrojtur reputacionin tim. Lajmi është manipulim dhe tentim klasik për diskreditim timin dhe pozitës time publike që unë e mbaj. Lajmi ka pravi politike për të nënvlerësuar dhe fyer pozitën time. Lajmi është jo-profesional dhe me tendenca senzacionaliste” thuhet mes tjerash në reagimin e Gjorgjiev. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button