Fushata: “Raising Peace”

Qendra për Dialog Ndërkulturor (CID)- Kumanovë është pjesë e kampanjës  të cilën e organizon Shërbimi Ndërkombëtar Vullnetarë CCIVS. CCVS është organizatë që promovon Paqe dhe të Drejtat e Njeriut nëpër gjithë botën, me mbi 3000 projekte dhe 30.000 vullnetarë çdo vit në mbarë botën. Lartësimi i Paqes promovon punën e IVS-së nëpër shoqëri, shkëmbime ndërkulturore, aksione të përbashkëta në nivel lokal dhe nacional.

Dy grante të vogla të fituara nga CCVS do të ndihmojnë në organizimin e  dy evenimenteve në dy komuna; në Dibër dhe në komunën e Likovës.

“Evenimentet do mbahen në muajin tetor dhe do përmbajnë aktivitete për promovimin e Paqes, të Drejtave të Njeriut dhe pjesëmarrjes rinore në nivel lokal.  Qendra për Dialog Ndërkulturor është pjesë e shumë rrjeteve që promovojnë paqe dhe bashkëjetesë duke inkorporuar edhe të Drejtat e Njeriut dhe pjesëmarrjen rinore si pjesë e domosdoshme në përditshmërinë e shoqërisë sonë,” thotë për “Lajm” Lendita Ajdini, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe udhëheqëse e kësaj kampanje.

Lajme të ngjashme

Back to top button