Prishtinë, blloku po e humb durimin

Blloku paszgjedhor LDK-VV ka nisur ta humbë durimin. Liderët e katër subjekteve që e përbëjnë këtë bllok, janë mbledhur të hënën në zyrën e grupit parlamentar të LDK-së për t’i shqyrtuar mundësitë e veprimit në rrethanat e krijuara pas seancës së 18 shtatorit, kur PDK-ja dështoi t’i marrë votat e mjaftueshme për ta vënë kandidatin e saj, Arsim Bajrami në krye të Kuvendit.
Por, mënyra se si është ndërprerë seanca nga kryesuesja, Flora Brovina, e cila ka rastisur të jetë e PDK-së, është duke i shqetësuar liderët e Bllokut.
Pas takimit të së hënës, i nominuari i Bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Brovinës që ta thërrasë seancën sa më shpejt.
Por, për dallim nga seanca e 18 shtatorit, kur deputetët e këtij koalicioni vetëm kishin votuar kundër zgjedhjes së kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për postin e kryetarit të Kuvendit, tani ky koalicion po pretendon se si shumicë parlamentare e ka të drejtën Kushtetuese që të propozojë kandidatin për kryetar./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button