Pse parku i Çerdhes “Fidani” trajtohet si park publik?!

Prindërit e fëmijëve të cilët shkojnë në çerdhen “Fidani”, në Komunën e Çairit, ankohen se objekti nuk është i siguruar dhe se në të mund të hyjë e të dalë kush te do.

“E kisha vajën në këtë çerdhe dhe menjëherë e hoq nuk e di se a ishte një muaj në të. Është e tmerrshme po ta shikohet oborri, të ngjan në një park pushimi pas që plot persona hynë në të dhe ulen në karrige, sa është e lejueshme kjo. Normal nuk e ruan askush”, tha Ferid Murati, nga Gazi Baba.

“Skandali me i madh atje është oborri është i hapur dhe mund të futet kush të dojë. Gjë që është anormale për një çerdhe, në të cilën mbyllen si dyert e brendshme, ashtu dhe të jashtme. Sidomos kur nuk është orari për të marrë, apo sjellë fëmijët”, tha D. T., prind.

Çerdhja Fidani
Çerdhja Fidani

Redaksia Portalb është në pritje të prononcimit nga drejtoresha e kësaj çerdhe.

Poashtu prindërit ankohen edhe për pastërtinë si dhe numrin  madh të fëmijëve të cilët pranohen në këtë objekt.

“Nuk ka shumë edukatore po ka shumë fëmijë, pranojnë të gjithë dhe kështu sa mund të kujdesen për fëmijët tanë. Plus papastërtia në oborr është e tmerrshme, madje ka edhe kanalizime të hapura që rrezikojnë fëmijët”, thotë një prind tjetër.

Çerdhja Fidani
Çerdhja Fidani

Çerdhja Fidani

Çerdhja Fidani

Për papastërtinë dhe parkun e hapur nuk ankohen vetëm prindërit por edhe banorët e kësaj lagjeje, të cilët thonë se në mungesë të parqeve dhe zonave të gjelbra në këtë komunë ata shfrytëzojnë oborrin e kopshtit.

Çerdhja Fidani
Çerdhja Fidani

“Të gjithë e dinë që te ne ka vetëm ndërtime dhe dita ditës po zvogëlohen zonat e gjelbra dhe kjo ndikon që qytetarët të pushojnë në parkun e kopshtit të fëmijëve. Sidomos gjatë stinës të verës vërehet se shumë persona ulen dhe pushojnë në bari”, tha Tahir Faiku, banor i kësaj lagjeje.

Çerdhja Fidani
Çerdhja Fidani

Redaksia Portalb u mundua disa herë që të kontaktojë udhëheqësin e sektorit për arsim në komunën e Çairit, Nuhi Dardhishta, mirëpo nuk arriti që të marrë informacion lidhur me funksionimin dhe gjendjen e çerdheve në këtë komunë.

Lajme të ngjashme

Back to top button