Petkovski do ti alarmojë ndërkombëtarët për vendimin e gjykatës në favor të Gruevskit

Lideri PRSD-së, Tito Petkovski, do të ankohet ndaj vendimit të gjykatës, ku ai duhet t’i paguajë kryeministrit Gruevski 650 mijë denarë për shkaktimin e ‘dhimbjes shpirtërore’. Për këtë vendim të gjykatës, ai do ta informojë Këshillin e gjykatës Republikane, OSBE, dhe të gjithë ata që kanë njohuri në legjislacionin ligjor.

Petkovski deklaroi se e ka dëgjuar verdiktin, por ende nuk e ka marrë në letër me shkrim. Pastaj, ai nuk dëshiroi ta komentojë efikasitetin e gjykatës për këtë vendim, por atë ia lë opinionit në vend.

“Vendimi është sjellë për vetëm 15 ditë. Më 2 korrik ndodhi procesi i përgatitur, 11 ditë më vonë u mbajt procedura kryesore, ndërsa gjatë ditës së djeshme, gjykata ka marrë vendimin. Me këtë lloj gjykate, nevojitet një radhë e gjatë që të na pranojnë në Bashkimin Evropian. Vetëm një krahasim, gjykata e njëjtë me rast të ngjashëm, ku GEM padit Antonio Miloshoskin, 2 vite të plota nuk mund ta gjejë atë dhe ta sjell në gjykatë”, tha Petkovski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button