fbpx

Në Berlin sot takimi Samaras-Merkel

Kryeministri grek Andonis Samaras sot në berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, nërsa bisedimtet priten të përqëndrohen në mundësitë e Greqisë për dalje nga memorandumi dhe për shlyerje të borxhit.

Grekët konsiderojnë se rezultati nga bisedimet me siguri do të ketë ndikim vendimtar ndaj ndodhive financiare dhe politike në vend.
Zëdhënësi i Merkelit, Shtefen Zajbert tentoi që t’i zvogëlojë pritjet duke theksuar se bisedimet për Greqinë dhe programin e saj ekonomik “nuk janë negociata bilaterale midis Gjermanisë dhe Greqisë, por përmes Greqisë dhe partnerët e saj evropianë”. AI theksoi se nga takimi nuk priten vendime, por megjithatë shtoi se pikëpamjet e Greqisë janë më të ndritshme.

“Pas një periudhe shumë, shumë të vështirë, ekzistojnë shenja shprese, posaçërisht në sferën e rritjes ekonomike”, tha ai.
Pritet që Samaras ta shfrytëzojë takimin e sotëm si mundësi që të vendosen udhërrëfyesit për dalje nga memorandumi dhe të sigurohet mesazh me mbështetje politike nga Merkeli, e cila do t’i mundësojë të ofrojë ndonjë formë të lirimit nga kursimi për grekët. Priitet që të bisedohet edhe për dilemën e Qeverisë greke, e cila po ballafaqohet me mundësinë për zgjedhje të parakohshme pasi që Siriza njoftoi se në shkurt do ta bllokojë zgjedhjen e kandidatit të saj për president, shkruan “Katimerini”.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close