Duda: “Luajmë ndaj më të mirëve në La Liga”

Mesfushori veteran i Malagas, Duda, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët për ndeshjen e vështirë që i pretë ata në kuadër të xhiros së pestë të La Ligas.
Malaga në shtëpi do e pres Barcelonën e Luis Enriques, ndërsa Duda thekson s’e kundërshtari i tyre, është ekipi më i mirë në kampionatin spanjoll.

“Do të jetë një lojë e vështirë, por shpresojmë të jemi në detyrë. Ne do të luajmë në shtëpi dhe përballë tifozëve tanë. Ne e dimë s’e do të përballemi më ekipin më të mirë në ligë”.
“Ne duhet t’i bëjmë si duhet detyrat e shtëpisë në këtë ndeshje, e po ashtu edhe të na ndihmoj fati”, deklaroi Duda.
Ndeshja Malaga – Barcelona, luhet ditën e mërkurë, duke filluar nga ora 22:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button