fbpx

Java e dizajnit në Shkupit

Prej sot e deri më 28 shtator në Kurshumli-han, në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, do të mbahet edicioni i katërt i Javës së dizajnit në Shkupit (Skopje Design Week), i cili sivjet do të zhvillohet nën moton “Ndërrimi i katërt”.

Programi, siç paralajmëruan organizatorët, përbëhet nga aktivitete të cilat do të fillojnë në orën 10 paradite, ndërsa do të zgjasin deri në orët e vona të mbrëmjes.

Pas hapjes së sotme, në pesë ditët e ardhshme do të pasojë ritëm intensiv i tërësive programore paralele dhe të njëpasnjëshme.

Konferenca themeluese e Rrjetit disejnues ballkanik do të mbahet më 24 dhe 25 shtator. Iniciatorë të platformës, qëllimi i të cilës do të jetë definimi i identitetit të disejnit ballkanik dhe me forca dhe kreacione të përbashkëta të paraqitet në tregun botëror, janë organizatorët “Dhoma publike” nga Maqedonia, Asociacioni kroat i disejnuesve nga Zagrebi dhe disejn-platforma “Mikser” nga Beogradi.

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close