Derbi në Ligën e Dytë, Shkupi – Drita

Në lokalet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë është bërë tërheqja e shortit për Ligën e Parë, të Dytë dhe ndeshjet e 1/16-tës të finales së Kupës së Maqedonisë.

Në Ligën e Parë si ndeshje më interesante që do të spikatin në fillim të kampionatit do të jene derbit e ekipeve nga Shkupi, Metalurgu – Rabotniçki dhe Vardari – Makedonija Gj.P. Sa i përket ekipeve shqiptare, Shkëndija e Tetovës si nikoqire ndeshjen e parë e luan kundër Turnovës, Renova do të përballet në Kërçovë kundër Napredokut, ndërsa skuadra më e re e Ligës së Parë, Gostivari si nikoqire do të mirëpres Bregallnicën ja dhe të gjitha dyshet e javës së parë:
Metalurgu – Rabotniçki, Gostivari – Bregallnica, Shkëndija – Turnova, Napredoku – Renova, Pelisteri – Euromilk, Vardari – Makedonija Gj.P.
Kampionati fillon me 4 gusht. 

Ndërsa në Ligën e Dytë sigurisht se do të jetë shumë interesantë, me vetë faktin se do të garojnë shumë ekipe të forta. 

Në javën e parë spikat derbi i madh në mes ekipeve shqiptare KF Shkupi dhe KF Drita, ndeshje kjo që luhet në stadiumin e Çairit në Shkup. Gjithashtu spikat dhe derbi tjetër shqiptar, Vrapçishti – Rrufeja-M, ndërsa ekipi i Zajazit do të jetë mysafire e skuadrës së Borecit. Ja dhe dyshet tjera. Novaci – Tiverija, Mxhari – 11 Oktomvri, Sileksi – Miravci, Teteksi – Lokomotiva, Pobeda – Skopje. Kampionati fillon me 10 gusht. Ndërsa të përkujtojmë se ekipi i KF Shkupit garat i fillon me emrin KF Korzo.

Gjithashtu është hedhur shorti edhe për 1/16 e finales së Kupës së Maqedonisë Ekipi i ri në Ligën e Dytë, Zajazi do të ketë përballë kampionët e Maqedonisë, Vardarin. 
Babi është kundërshtar i Gostivarit, Shkëndija ka kundërshtarë të lehtë, pasi do të luajë ndaj ekipit Rabotnik Xh., Albarsa luan ndaj Teteksit, Ndërsa KF Shkupi do të përballet me Metalurgun. Rrufeja nga Miletina ka kundërshtarë Miravcin, e KF Drita Borecin. Ndeshjet luhen me 21 gusht me fillim në ora 17:30. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button