47 udhëtarë të lënduar nga rrokullisja e autobusit të NPT Shkup

47 persona janë lënduar më lehtë gjatë rrokullisjes së sotme të autobusit me numër 67 të NPT SHkupi, në hyrje të Draçevës.

Të lënduarit janë dërguar në Qendrën urgjente, SPQ “8 Shtatori” dhe Klinikën kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.

Nga gjithsej 29 pacientë me lëndime në trup janë sjellur në Klinikën kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” dhe të cilëve po u kryhen incizimet dhe hulumtimet e nevojshme, 28 janë lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa një grua me lëndime në kokë është mbajtur në Repartin për neurotraumë, informojnë nga ai ent shëndetësor. Ajo është në gjendje të mirë të përgjithshme, por për shkak të kujdesit është mbajtur për mjekim në spital.

Në Qendrën urgjente janë sjellur 13 pacientë, të cilëve po u kryhen hulumtimet diagnostike. Për momentin të gjithë janë në gjendje të mire shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë sjellë pesë persona me shtypje të indeve të buta dhe pa fraktura, të cilët janë lëshuar për mjekim shtëpiak.

Autobusi me numër 67 i Ndërmarrjes publike të qarkullimit-Shkup, i cili qarkullonte në linjën nga Qendra e Transportit – Zelenikovë sot në mëngjes, në orën 6:10 minuta ka dalë nga rruga në rr.”Draçevska. Ekipe të SPB-Shkup po kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

autobusi NPT

autobusi NPT

autobusi NPT


Autobusi me numër 67 i Ndërmarrjes publike Transportuese-Shkup, i cili qarkullonte në linjën nga Qendra e Transportit – Zelenikovë sot në mëngjes, në orën 6:10 minuta ka dalë nga rruga në rr.”Draçevska”, me ç ‘rast ka disa udhëtarë të lënduar.

Ekspertiza është në vijim, ndërsa udhëtarët e lënduar janë dërguar në Qendrën urgjente, Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Naumi i Ohrit” dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”.

Sipas informatave fillestare, njofton NPQ-Shkup, nuk ka udhëtarë me lëndime të rënda.

Nga shërbimi kujdestar i Spitalit të përgjithshëm të qytetit, pohuan se në rrjedhë është kontrollimi i udhëtarëve të lënduar, por nuk dëshiruan të saktësojnë numrin e tyre dhe për atë nëse udhëtarët janë më rëndë apo më lehtë të lënduar.

Lajme të ngjashme

Back to top button