Analizë: Për përmendoret ka se çka të thuhet

4571106195_011344f092_z

 Vendosja e dy pëmendoreve të para në Sheshin Maqedonia: ajo e Goce Dellçevit dhe e Dame Gruevit para vetëm 4 vitesh. Fotografia: Novica Nakov, 2 maj 2010

Rishqyrtimi dhe plotësimi i informatave për atë se sa para janë harxhuar për të gjitha përmendoret. Pasqyrë e detajuar e njerëzve/firmave që kanë marrë pjesë në përgatitjen e tyre. Disa prej këtyre të dhënave janë prezantuar para opinionit, mirëpo, të ndara (sipas kohës dhe objekteve). Vetëm situata e paraqitur në formët të përmbledhur mund ta jap pasqyrën e vërtetë.

 

Shkruan: prof. dr. Mirjana Najçevskaеksperte për të drejtat e njeriut

 

Njëri nga problemet e raportimit mediatik është aktualiteti i temës që përpunohet. Media informon për ndonjë ngjarje, deklaratë, ndodhi, që të nesërmen të kalojë në ngjarje të re, deklaratë të re, ndodhi të re. Lexuesit zakonisht nuk duan tema që i kanë dëgjuar më parë, “informata të përtypura”. Në një situatë kur ka begati të ngjarjeve të reja, deklaratave dhe ndodhive të reja, analiza nuk është edhe aq atraktive.

Mirëpo, situatat përsëriten, e rëndësia e tyre në formë të përmbledhur në masë të madhe e tejkalon rëndësinë e situatave individuale.

Vetëm si shembull mund të përmenden informatat që kanë të bëjnë me vendosjen e përmendoreve dhe pllakave përkujtimore në zonën qendrore të Shkupit.

Informatat për vendosjen e përmendoreve paraqiten në media në vazhdimësi gjatë disa viteve të fundit (СPllaka përkujtimore për Karposhin dhe MisirkovinPërmendore për Aleksandrin e Tretë të MaqedonisëShkupi u zgjua me dhjetëra përmendore dhe skulptura të rejaPërmendoret e vojvodëve Uzunov dhe ÇakallarovPesë përmendore të reja në ShkupPërmendore të reja në ShkupPërmendore të veprimtarëve shqiptarë do të mbijnë në Qendër). Në analizat mediatike, vendosja e përmendoreve vihet në kontekst të: identitetit, historisë, paratë e harxhuara (24 VestiА1Аlsat-MОKNO24 Vesti):

Nga qyteti i Shkupit, vendosjen e pllakave të reja përkujtimore e arsyetojnë me obligimin ligjor, moral dhe civilizues si të shtetit ashtu edhe të pushtetit lokal për ruajtjen e përkujtimit për ngjarjet dhe personalitetet e rëndësishme nga historia dhe kultura e çdo populli, të cilët kanë dhënë kontribut të konsiderueshëm për zhvillimin e komunitetit më të gjerë.

Ajo që mungon, ose, është shumë pak e pranishme në mbulimin mediatik të problemit është:

 

1. Përmbledhja e njohurive – një nga një, dy nga dy…

Mungon përmbledhja e vazhdueshme e të dhënave kuantitative që lidhen me vendosjen e përmendoreve, që u pamundëson qytetarëve të fitojnë pasqyrë të vërtetë për përmasat e problemit që diskutohet. Në fakt, çdo storje, që lidhet me ndërtimin e përmendoreve të reja do të duhej të ndërlidhet me të gjitha të mëparmet. Për shembull, përmbledhja periodike për atë se sa është numri i përgjithshëm i përmendoreve që janë ndërtuar për një periudhë të caktuar kohore. Përditësimi i vazhdueshëm i të dhënave për atë se sa përmendore ka në sipërfaqe prej një metri katror në zonën qendrore të qytetit:

Теlevizioni Telma  publikoi se në hapësirë prej një kilometri katror në zonën qendrore të Shkupit, deri tani janë ngritur 130 përmendore dhe busta. Ndërtesa e re e Ministrisë për Punë të Jashtme ka rreth 70 përmendore dhe skulptura, ndërsa “Ura e artit”, 28.

Rishqyrtimi dhe plotësimi i informatave për atë se sa para janë harxhuar për të gjitha përmendoret.

Pasqyrë e detajuar e njerëzve/firmave që kanë marrë pjesë në përgatitjen e tyre. Disa prej këtyre të dhënave janë prezantuar para opinionit, mirëpo, të ndara (sipas kohës dhe objekteve). Vetëm situata e paraqitur në formët të përmbledhur mund ta jap pasqyrën e vërtetë. Përpjekje për përmbledhje të këtilla janë bërë nga një pjesë e mediave, mirëpo nuk është shkuar edhe një hap mëtutje në ndërtimin e vazhdueshëm dhe konsekuent të fotografisë (Fokus+InfoBrifА1 on) edhe përkundër asaj se ka të dhëna (madje edhe të tilla që janë prezantuar zyrtarisht).

 

2. Glorifikimi i armëve dhe i dhunës

Me zgjedhjen e personave (si për shembull Аnton Llazov Janev) për të cilët janë ndërtuar pllaka përkujtimore dhe me pamjen e pranuar të përmendoreve (shumë pushka, revole, karrikatorëthika) krijohet një atmosferë e luftës, zgjohen ndjenjat e agresionit dhe nxitet dhunë si model i dëshiruar i sjelljes.

Në media mund të hasen elemente të caktuara të një analize të këtillë, mirëpo mungon lidhja e atyre elementeve në kompleksitetin e rezultatit përfundimtar dhe modelit të sjelljes që promovohet si i dëshiruar për qytetarët e Maqedonisë (veçanërisht gjeneratat e reja). Shmebull shkollor për këtë janë përmendoret e Çakallarovit dhe ai i Јаsharit që thirrin në vrasje (si në të kaluarën, ashtu edhe në kohën e tashme).

Në këtë kuptim, interesante është analiza e bërë nga ana e DW-së.

 

3. Prezantimi i rrejshëm

Në media nuk u hap tema për atë se sa përmendoret përkojnë me pamjen reale të njerëzve të cilët duhet t’i prezantojnë, me aktivitetet e tyre dhe me mënyrën e veprimit.

Për shembull, për asnjë medie nuk është problematike dallimi tepër i madh ndërmjet pamjes që e ofrojnë përmendoret dhe personit që e prezantojnë. Vetëm si shembull, përmediat është krejtësisht normale që Nikolla Rusinski dhe Pere Toshev të paraqiten të hypur në kuaj që janë të gëzuar edhe përkundër asaj se asnjëri prej tyrte nuk ka qenë ndonjë udhëheqsë luftarak që ka udhëhequr ndonjë ushtri ose ndonjë formacion më të madh ushtarak, si udhëheqësi i hypur në kalë.

Interesante është se as mediat që përpiqen të japin disa informara elementare për personalitete që janë paraqitur nëpërmjet përmendoreve as që përpiqen ta parashtrojnë pyetjen për atë se a është adekuat ai përfаqësim dhe përshtypja e gabuar që krijohet te qytetarët. Veçanërisht bie në sy rasti me Mihajllo Apostollskin, i cili, poashtu, është paraqitur si hero në kalë, në vend se si kryetar AMSHA-së (për shembull).

 

4. Josensitiviteti gjinor

Dominimi i personaliteteve mashkullore dhe prezenca margjinale e grave, para së gjithash, në rolet e tyre të dallueshme gjinore (А1оn), nuk shkaktojnë interes te mediat dhe nuk provokojnë analiza që kanë të bëjnë me maskulinizimin e hapësirës publike.

Në asnjë medie nuk është bërë analizë për raportin kuantitativ ndërmjet përmendoreve që paraqesin figura mashkullore në krahasim me ato që paraqesin figura femërore. Në media nuk është bërë as ndonjë analizë për porositë që i dërgojnë përmendoret që paraqesin figura femërore, madhësinë e tyre, mënyrën dhe kontekstin në të cilin janë vendosur.

Analiza shumështresore e cila përfshin një periudhë më të gjatë kohore mund të ofrojë kënfvështrim specifik për një ngjarje në tërësinë e saj, e cila, nga ana tjetër, mund shumë lehtë të humbet në paraqitjen parciale të elementeve të caktuara. Çështjet që kanë të bëjnë me vendosjen e përmendoreve në zonën qendrore të kryeqytetit, është vetëm një shembull, i cili mund të shfrytëzohet në informimin mediatik.

 


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Back to top button