LSDM e gatshme për zgjedhje

Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por vetëm nëse përfshihen rekomandimet e OSBE-së dhe OHIHR-së, deklaroi lideri i partisë Zoran Zaev, mbrëmë në Shtip.

Sipas tij, teoretikisht nuk është e mundur të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në shtator, sepse ka skaduar afati për shpalljen e tyre, por, siç tha, nëse shumica parlamentare vendos që kjo të ndodh, ata janë të gatshëm si parti politike të dalin në zgjedhje.

LSDM reagon për gjykimin e Petkovskit: Fjala e Gruevskit mjafton?

Duke e pasur parasysh faktin se çfarë është duke ndodhur në gjykatat e Maqedonisë dhe si ka ecur procedura gjyqësore kundër Tito Petkovskit, procedurë që për “dhimbje shpirtërore”, Petkovski duhet t’i paguajë kryeministrit 650.000 denarë, vendimi ishte i pritur. Është ky reagimi i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), pas vendimit të djeshëm të gjykatës ku lideri i Partisë së re Socialdemokrate (PRSD), duhet t’i paguajë mbi 10 mijë euro kryeministrit Nikola Gruevski për një deklaratë dhënë para një muaji në “Fokus“.

“Pyetja kyçe është, pse gjykatësi nuk lejoi ekspertizë të “dhimbjes shpirtërore” të kryeministrit Gruevski, dhe pse të gjitha propozimet për paraqitjen e fakteve nga ana e mbrojtjes së Petkovskit, gjykata nuk i pranoi? A do të thotë kjo se gjykatësit në Maqedoni, në kohë të njëjtë janë edhe ekspertë, ose, vetëm fjala e Gruevskit është vendim i lejuar? Përveç kësaj, aktgjykimi është kryer një ditë para fillimit të pushimeve verore nëpër gjykata. Shihet qartë se për gjykatën e rëndësishme ishte që të gjykohet në favor të dhimbjes shpirtërore të kryeministrit Nikola Gruevski”, thuhet në deklaratën e partisë më të madhe opozitare.

Partia konstaton se në gjykatat e Maqedonisë asgjë nuk ndryshohet, se hajka dhe hakmarrja e qeverisë kundër kundërshtarëve politik në vend të ndërpritet, verifikohet nëpërmjet këtyre vendimeve skandaloze të gjykatës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button